Dhunoi dhe mori zvarrë protestuesin në Zvërnec, arrestohet roja private (VIDEO)
Lajmifundit
/
30 Maj 2026, 23:05
Aktualitet

Një nga rojet private që dhunoi dhe mori zvarrë protestuesin në Zvërnec, është arrestuar mbrëmjen e sotme.
Këto janë pamjet kur dy policë privatë dhunojnë protestuesin në Zvërnec.
Në videon e publikuar dëgjohen edhe britmat e qytetarëve të tjerë që shkojnë drejt gardhit teksa dy rojet private tërheqin zvarrë protestuesin për disa metra.
Më herët, policia njoftoi se ka vënë nën hetim 2 rojet private që tërhiqnin prej krahësh një protestues në Zvërnec, teksa ky i fundit kishte humbur ndjenjat për shkak se u grushtua nga roja i tretë.


