Protesta për resortin privat në Zvërnec, persona civilë tërheqin zvarrë qytetarin

Aktualitet

Protesta për resortin privat në Zvërnec, persona civilë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne zonen e Zvernecit.

Sipas raportimeve nga terreni atje ka pasur nje proteste ne lidhje me rrethimin e vendosur per nisjen e punimeve ne lidhje me nje kompleks njesish hoteliere.

Protestues dhe banore te zones jane perplasur me persona private me veshje te zeza dhe kapele qe duken si roje private sigurie.

Ne pamje ata jane fiksuar teksa terheqin zvarre nje qytetar ende te pa identifikuar.    

"Persona të maskuar duke vendosur demokracinë në vend në Zvërnec.

Protestuesit tërhiqen zvarrë nga njerëz pa uniformë ndërsa qindra policë ndodhen përreth", raportoi gazetari Isa Myzyraj qe ka publikuar edhe nje video nga skena e ngjarjes.

Ngjarja eshte raportuar live edhe nga persona te tjere mes te cileve edhe pedagogu Arlind Qori pjesemarres ne proteste.

Ai tha se policia ka qene prezente ne skenen e ngjarjes dhe nuk ka vepruar.

ME TE LEXUARAT