Dhunoi punonjësin e OSHEE-së dhe i vodhi automjetin, arrestohet 31-vjeçari në Delvinë

Aktualitet

Dhunoi punonjësin e OSHEE-së dhe i vodhi automjetin, arrestohet

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar në kuadër të operacionit të koduar “Thirrja”, pasi dyshohet se dhunoi një punonjës të OSHEE-së dhe i vodhi automjetin e kompanisë. I dyshuari u lokalizua dhe u vu në pranga vetëm pak orë pas kallëzimit të bërë nga punonjësi.

Automjeti i vjedhur u gjet dhe iu kthye subjektit me urdhër të prokurorit, ndërsa gjatë kontrollit fizik ndaj 31-vjeçarit, policia i sekuestroi edhe një armë të ftohtë (thikë). Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Njoftimi:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, finalizuan operacionin e koduar “Thirrja”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi H. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Vanë. Ai u lokalizua dhe u kap pak orë pas kallëzimit të një punonjësi të OShEE-së, se një shtetas e kishte dhunuar për t’i vjedhur automjetin e kompanisë, i cili u gjet dhe iu kthye subjektit, në zbatim në urdhrit të prokurorit. Më tej, gjatë kontrollit fizik, shtetasit H. Z. iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë)”, njoftoi sot policia

ME TE LEXUARAT