U konfliktuan fizikisht me dy shtetas dhe kundërshtuan me forcë efektivët e Policisë, arrestohen 3 persona në Korçë

Aktualitet

U konfliktuan fizikisht me dy shtetas dhe kundërshtuan me forcë

Tre persona u vunë në pranga në Korçë, pasi u përfshinë në një konflikt fizik dhe kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në lagjen nr. 17, në zonën ku zhvillohej Festa e Birrës. Policia u njoftua për një konflikt ndërmjet disa shtetasve dhe ndërhyri për parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Shtetasit e arrestuar janë:
• A. M., 51 vjeç,
• S. M., 23 vjeç,
• E. B., 40 vjeç, banues në Zëmblak.

Ata akuzohen për “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Plagosje të lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë shoqërimit të tyre, shtatë persona të tjerë penguan dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë. Për ta filloi procedimi penal në gjendje të lirë:
• A. P., 21 vjeç, Tiranë
• A. P., 30 vjeç, Kuç i Zi
• B. H., 18 vjeç
• D. M., 35 vjeç
• G. B., 19 vjeç
• L. M., 39 vjeç
• Xh. H., 25 vjeç, Zëmblak

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT