Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, pritet nisja e fjalimeve

Aktualitet

Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt

Protesta qytetare dhe e aktivistëve në Tiranë shënon sot ditën e 52-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku më pas kanë vijuar marshimin e tyre përpara Kryeministrisë, aty ku do të mbajnë edhe fjalimet e tyre kundër politikave aktuale.

Me thirrjen “Revolucion”, protestuesit kërkojnë ndryshime në skenën politike, duke bërë thirrje për rrëzimin e klasës politike dhe anulimin e ligjit 21/2024.

Tubimi vijon të zhvillohet prej 52 ditësh radhazi, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se do të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

ME TE LEXUARAT