Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve më 14 mars

Sikurse është bërë traditë, Tirana do të mirëpresë edhe këtë vit festimet për Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej orës 12:00 të datës 13 mars, deri në orët e para të datës 15 mars.
Po ashtu, Bashkia e Tiranës bën me dije se janë planifikuar një sërë aktivitetesh festive për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.
Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtyre aktiviteteve dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku është planifikuar zhvillimi i aktiviteteve. Më konkretisht:
Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në segmentet rrugore dhe oraret si më poshtë vijon:
a. Nga data 13 mars 2026, ora 22:00, deri më 14 mars, në orën 18:00:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme, deri në fillim të ish “Hotel Dajti”;
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e ish “Hotel Dajti”, deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali”, deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”;
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Gjergj Filipi”, deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”;
b. Nga data 13 mars 2026, ora 12:00, deri në datën 15 mars, në orën 02:00
-Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”, deri në kryqëzimin me rrugën “Brigada VIII”;
-Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Sami Frashëri”, deri në kryqëzimin me rrugën “Gjin Bue Shpata”.
2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:
Në rrugën “Lek Dukagjini”;
Në rrugën “Abdyl Frashëri”;
Në rrugën “Papa Gjon Pali II”;
Në rrugën “Sami Frashëri”;
Në bulevardin “Zhan D’Ark;
Në bulevardin “Bajram Curri”;
Në rrugën “Myslym Shyri”;
Në rrugën “Abdi Toptani”.
3. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdoj lëvizjen si më poshtë:
Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit”, do të devijojnë tek sheshi “Willson” dhe tek bulevardi “Zogu I”.


