Ahmetaj reagon për Ramën:Po shkel prezumimin e pafajësisë kur i intereson politikisht

Politikë

Ahmetaj reagon për Ramën:Po shkel prezumimin e pafajësisë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me fjalimin e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, ku edhe u mor vendimi për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut.

Me anë të një postimi në Facebook Ahmetaj e akuzuan kryeministrin Rama për shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë.

Ahmetajt thotë së në fjalimin e tij, Rama kishte përmendur edhe rastin e tij, ndërsa thekson se kjo deklaratë vjen në një moment kur çështja ende nuk ka nisur të gjykohet, ndërsa hetimet sapo janë mbyllur.

“Paraditen e të hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tij, gjeti kohë të flasë edhe për rastin tim, duke pretenduar se aty paskësh “1001 të zeza”. Kjo deklaratë bëhet në një kohë kur çështja ende nuk ka filluar të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur.

Një deklarate e tillë publike dhe për një çështje që i takon drejtësisë, përbën pikërisht shkeljen e hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë”, shkruan Ahmetaj.
Ahmetaj thekson se është paradoksale të dëgjosh leksione, siç i quan ai, për prezumimin e pafajësisë nga kryeministri Rama, “i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, duke e përdorur atë me standard të dyfishtë edhe brenda të njëjtit fjalim”.

“Është paradoksale të dëgjosh leksione për prezumimin e pafajësisë nga i njëjti Kryeministër, i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, duke e përdorur atë me standard të dyfishtë edhe brenda të njëjtit fjalim.

Prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe nga legjislacioni në fuqi.

E drejta e lirisë së shprehjes për këdo, përfshirë këtu edhe Kryeministrin, nuk mund të përdoret për të cenuar prezumimin e pafajësisë dhe as për të ushtruar presion apo ndikim mbi vendimmarrjen e organeve të drejtësisë”, thuhet në reagimin e Ahmetajt.

ME TE LEXUARAT