E reja ndërroi jetë, bashkëshorti i saj në kërkim! Publikohet FOTO e çiftit nga Lezha

Aktualitet

E reja ndërroi jetë, bashkëshorti i saj në kërkim!

Në foton e mësipërme, shfaqen Xhuana Nikolli, 25 vjeçe nga Shëngjini dhe bashkëshorti i saj, në ditën e tyre të dasmës.

Sot, e reja ka ndërruar jetë pasi u helmua duke konsumuar fotoksinë. Deri më anai ngjarja dyshohet të jetë vetëvrasje, por familjarët e të resë kanë ngritur dyshime duke pretenduar se në trupi ne saj ka shenja dhune. Këto pretendime janë faktuar edhe nga policia, e cila ka shpallur në kërkim bashkëshortin e të ndjerës. Ndaj tij janë ngritur akuza për “dhunë në familje” dhe “shkaktim të vetëvrasjes”.

E reja u dërgua në spital pa ndjenja dhe aty humbi jetën, teksa analizat e mëtejshme treguan se kishte konsumuar fotoksinë.

 

ME TE LEXUARAT