“Do më vrasin me Kanun…”/ Shqiptari nuk i shpëton ekstradimit nga Italia, ja vendimi i Gjykatës
Lajmifundit
/
16 Shkurt 2026, 17:27
Aktualitet

Një 36-vjeçar shqiptar nuk i ka shpëtuar ekstradimit nga Italia drejt vendit tonë, pavarësisht pretendimeve të tija se i rrezikohet jeta nga gjakmarrja.
Shqiptari është arrestuar në Torino, pasi u kap duke vjedhur teksa pas verifikimeve u zbulua se përdorte dokumente identifikimi të falsifikuara. Ndërkohë, në vendin tonë ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Shqiptari kishte kërkuar që të lihej në “arrest shtëpie” nga autoritetet italiane, pasi nuk përbën rrezikshmëri por asnjë nga këto nuk u mor parasysh duke u vendosur ekstradimi.


