Situatat në shtëpinë e BBV, Miri në lot: Kam një arsye shumë të fortë, më lindi këtu, s’mund…

Pas situatave në shtëpi Miri është parë i përlotur, teksa qëndronte në oborrin e shtëpisë.
Ai është munduar të fshehë fytyrën me xhup, teksa në krah i qëndronte Alessio.
Banori i “Big Brother VIP 5” u shpreh se ka një arsye shumë të fortë për të cilën po qëndron ende në lojë, por që nuk e thotë dot.
“I kemi hyrë kësaj gjëje… Do ta çojmë deri në fund, sa të kemi takat. Të dorëzohemi para këtyre? Kush është njeriu këtu që kam përballë unë dhe ka vlera kaq të mëdha? Çfarë nuk po kalojmë… të dorëzohemi tani? Para këtyre? T’u lirojmë rrugën këtyre? Ua kisha liruar rrugën unë, kisha ikur në muajin e parë, e kisha bërë unë fitoren time.
Tani p orri për sedër, për inat. Do ta marrësh vesh një ditë. Po ta them vetëm ty që kam një arsye shumë të fortë përse po rri këtu. Kjo arsye më lindi këtu, nuk e kisha në fillim, por lindi gjatë qëndrimit këtu ai hall”, tha Miri.


