E lidhur me Lewis Hamilton, por Kim Kardashian nuk mund të blejë Ferrari

Showbiz

E lidhur me Lewis Hamilton, por Kim Kardashian nuk mund të blejë

Herën e fundit që është parë duke drejtuar një Ferrari ka qenë në vitin 2012. Ka qenë një model 458 e bardhë perle. Duket se makina në fjalë nuk ka qenë e blerë nga Kim Kardashian, por një dhuratë që ajo e ka marrë një vit përpara martesës së saj me Kris Humphries.

Ai që ia kishte bërë dhuratën ka qenë një sipërmarrës malajzian që më pas u dyshua për mashtrim dhe korrupsion dhe që kompromentoi raportet mes Kim Kardashian dhe Ferrarit.

Hyrja në listën e zezë

Askush nuk e di se ku ka përfunduar modeli 458 Italia e Ferrarit edhe pse nuk është më në zotërim të saj. As ajo dhe asnjë makinë tjetër Ferrari nuk është në garazhin e Kardashian që është përfshirë në listën e zezë të Maranellos. Një listë e zezë që iu ndalon personazheve të famshëm mundësinë për të blerë një model të makinës Ferrari. Megjithatë, Kim Kardashian nuk është vetëm në këtë listë që përfshin edhe emra të tillë si Justin Bieber, 50Cent, Floyd Mayweather dhe Nicholas Cage 

Por nëse je në një lidhje sentimentale me një pilot?

Ai që i bën paradoksale rrethanat është fakti që Kim Kardashian është e dashura e re e Lewis Hamilton; pilot i Formula 1 që garon pikërisht për Ferrarin. A do të mundë kjo lidhje mes tyre që ta bëjë Kim Kardashian sërish një kliente të Ferrarit?. Kjo mbetet për t’u parë. Gjithsesi, në 2022, nga Maranello bënë të ditur se nuk ka veto specifike, por kompania italiane i rezervon të drejtën vetes të zgjedhë kujt t’ia japë versionet speciale të Ferrarit. Pra Kim Kardashian dhe Ferrari mund të pajtohen sërish…në një mënyrë apo tjetrën

ME TE LEXUARAT