“Do përballem me Ramën ne gjyq”, Berisha vijon akuzat ndaj Altin Dumanit dhe Irena Gjokës

Aktualitet

“Do përballem me Ramën ne gjyq”, Berisha vijon akuzat ndaj

Nëse në 15 prill togat e zeza i japin dritën jeshile thirrjes së kryeministrit Edi Rama në procesin “Partizani” si dëshmitar, Sali Berisha pranoi se do të përballet me të brenda  Gjykatës Antikorrupsion ku i pandehur është vetë.

Teksa shleu detyrimin ndaj ligjit që e urdhëron të paraqitet në SPAK, ai tha se kryeministri do duhej të ishte thirrur pasi në dokumente ka zhvendosur në terren trojet e ish- kompleksit sportiv kur ishte kryetar i bashkis ësë Tiranës.

“Po më thirri gjykata, do të shkoj me kënaqësi. E merrni vesh se si do ta bëj Edi Ramën unë. Të jetë me kamera, ta shohin të gjithë shqiptarët. Të dalim, të ballafaqohemi. Por ai nuk vjen, ai këta i shumëzon me zero, i ka si ushtarë. Po e thirrën, unë e vlerësoj atë dhe do të shkoj patjetër. Nuk më kanë thirrur se po të më thërrasin, do të shkoj unë, nuk e kam asnjë problem”, tha Berisha.

As kësaj here nuk munguan akuzat ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani dhe gjyqtares Irena Gjoka. Lideri demokrat thotë se kjo e fundit u amnistua nga kryetari i gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

“Seriali Gjoka u mbyll, sepse serialin Gjoka do të çojnë ta gjykojë gjykata e vet. Nuk shkon kurrë që e njëjta gjykatë të gjykojë personin, por ky është urdhri i Sadush Gjokës dhe këta nuk kanë çfarë bëjnë. E ka dhënë këtë udhëzim ai, e ka lëshuar kur ia kanë kërkuar. A e dini si e përdor ai gjykatën? Si kuzhinë të veten”, tha Berisha.

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i tij janë të bashkëpandehur në këtë proces, dhe akuzohen se me dy biznesmenë, e një notere kanë kryer korrupsion. Nga ana tjetër dhëndri akuzohet se ka kryer edhe pastrim parash si pasojë e privatizmit të trojeve të ish- kompleksit sportiv Partizani.

SPAK thotë se kjo vendimmarrje i atribuohry Sali Berishës kur shërbente si kryministër i vendit.

ME TE LEXUARAT