“Doja ta vrisja” / Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO tentativën për ekzekutimin e Ismet Boriçit: Më plagosi shokun e fëmijërisë

Aktualitet

“Doja ta vrisja” / Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO

Vijon në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, para trupës gjykuese ka dëshmuar i pandehuri Henrik Hoxhaj, i cili ka folur në detaje për konfliktin e tij të hershëm me Ismet Boriçin.

Në dëshminë e dhënë, Hoxhaj ka rrëfyer episodin e plagosjes me armë zjarri në vitin 2004, motivet që sipas tij çuan në hakmarrje, si edhe përgatitjen dhe tentativën për atentat të ndodhur në vitin 2018.

“Konflikti ka ndodhur në vitin ’99–2000. Një shok i imi i fëmijërisë ka pasur probleme me këta (vëllezërit Boriçi).
Arsyeja ka filluar në vitin 2004, kur unë duke ikur për në shtëpi jam plagosur me 3 plumba. Ismet Boriçi i ka plagosur vëllain Viron Kallanxhiut, shokut tim të fëmijërisë, që tani është në burg.
Boriçët janë fis i madh. U krijua një situatë kot, pa lidhje, “pse më sheh”. Ai nxori armën, unë ia kapa armën te tyta. Ai më qëlloi. Unë ika me vrap, aty më mori dikush.

Unë rrija me këtë shokun tim, më shkoi mendja mua që kishte lidhje me shokun tim që më qëlloi, se unë me njeri tjetër nuk kisha probleme. E dija historinë e Vironit me Boriçin. Vironi kishte ndërmarrë një veprim ndaj tij, e kishte goditur Ismetin në ’99 në Itali.

Unë doja ta mbaroja punë me të. Ta mbaroja punë, ta vrisja pra… ç’a ta qirasja? Ai më gjuajti mua.

Në 2018 kisha marrë një makinë Renault të vjedhur dhe një pistoletë Glock. I kam thënë muhabetet edhe Skerdit, ai ishte në dijeni pak a shumë të muhabeteve. Ra dakord, bëmë gjërat gati, e prisnim. 3–4 herë gjatë ditës bënim nga një xhiro rreth pronës së tij për ta parë. I kemi parë me mjetin tonë vëllezërit. Skerdi goditi nga brenda, por i ngeci arma. Ata na pikasën se makina jonë ishte me xhama të zinj. Plumbat kur prekin xhamin ngecin dhe këta si përfundim vetëm u gërvishtën pak.

Qëllimi im ishte të merrja hak për plagosjen që më bënë. Me Vironin nuk bisedova asgjë. Nuk ka qenë fare Vironi në dijeni.

Renato Çamin e njoh si person, si emër. Personalisht nuk e njoh. Vironin e kam shok të ngushtë sot e kësaj dite. Atë djalin që thua ti, nuk e kam takuar.

Unë kam goditur nga timoni me pistoletë, Skerdi me automatik nga vendi i pasagjerit. Ne armët i kishim në makinë. Ne i kishim armët gjithmonë me vete te mjeti i goditjes, Renault-in, që kur t’i shikonim të godisnim direkt. Jo “e pashë edhe mos ta godas”.

Kishim gjetur një palë targa greke, i kishte gjetur Skerdi. Makinën e pashë në gazetë. Qëllimi i marrjes së targave ishte që mjeti të mos lëvizte pa targa.”

Prokurori Behar Dibra: Vendndodhja pak a shumë ku i goditët.

“Ky ka një lokal te gjimnazi i ri, kanë një shtëpi trekatëshe. Ishin ulur në tavolinë, vetëm. Brenda nuk e di kush ishte, ndoshta kishte njerëz. Ata e nuhatën, mjeti jonë ishte me xhama të zinj, me targa të huaja. Tani ata me probleme janë edhe mua, po të më dalë para një makinë, do iki.

Skerdi qëlloi me 2 plumba dhe pastaj iu bllokua arma. Pastaj ata u futën në lokal dhe ikën në shtëpi. Nuk dolëm nga makina. Armët i kemi pasur në shtëpi, kanë mbetur aty.

ME TE LEXUARAT