Berisha zbulon strategjinë e protestës: 10 shkurti dita e triumfit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të enjte, tha se strategjia e PD-së është beteja për rrëzimin e Edi Ramës.
Në fjalimin e tij, Berisha theksoi se shqiptarët janë të vendosur dhe kanë motive të forta për rrëzimin e qeverisë Rama, duke e lidhur këtë me protestën e 10 shkurtit.
“Strategjia e PD-së është betejë gjer në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumë mirënjohës sepse një qytetar që të zemërohet ndaj pushtetit të vendit tij, duhet të ketë motive të forta. Ndaj qytetarët e kanë këtë motiv. Qeveria nuk ka legjitimitet, i ka shndërruar zgjedhjet në farsë, ka vjedhur qindra miliona euro, nuk e do drejtësinë. Shqiptarët janë të vendosur”, tha Berisha.


