Trupa e re gjyqësore cakton datën, ja kur do të mbahet seanca e parë për kryebashkiakun Veliaj

Aktualitet

Trupa e re gjyqësore cakton datën, ja kur do të mbahet seanca e

Gjykata e Posaçme ka përcaktuar datën për zhvillimin e seancës së parë gjyqësore për dosjen “Veliaj”, ku i pandehur është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me disa persona të tjerë të përfshirë në çështje.

Seanca është caktuar të mbahet më 26 maj, në orën 10:00, ndërsa trupa e re gjykuese do të kryesohet nga Elsa Ulliri, me anëtare Flora Hajredini dhe Besmir Stroka.

Në seancën paraprake të zhvilluar më 27 prill, gjykata vendosi ndarjen e dosjes në dy pjesë, pasi pranoi kërkesën e 11 të pandehurve për t’u gjykuar me procedurë të shkurtuar. Mes tyre janë biznesmeni Elman Abule dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Veliajt pritet të rikthejë para trupës së re të njëjtat kërkesa që më herët u hodhën poshtë nga gjyqtarët Ëngjëllushe Tahiri, Rudina Palloj dhe Alma Kodraliu. Këto kërkesa kanë të bëjnë me ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, transmetimin live të seancave dhe administrimin e plotë të provave të dosjes.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, ka ngritur shqetësimin se në dosje ndodhen 35 fashikuj me prova digjitale, të ruajtura në CD dhe USB, të cilat sipas tij nuk janë shqyrtuar nga gjykata gjatë fazës paraprake.

Ndër personat që do të vijojnë procesin me gjykim të zakonshëm janë Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, ndërsa një grup tjetër të pandehurish do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.

ME TE LEXUARAT