Meta kërkon zbutjen e masës së sigurisë, GJKKO cakton seancën më 11 maj
Lajmifundit
/
7 Maj 2026, 15:45
Politikë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar në Gjykatën e Posaçme një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke kërkuar një masë më të lehtë dhe duke ofruar garanci pasurore.
Burime bëjnë me dije se GJKKO ka caktuar seancën për shqyrtimin e kërkesës më 11 maj, në orën 11:30.
Ndërkohë, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, është njoftuar nga gjykata për të qenë i pranishëm dhe për të paraqitur argumentet në mbrojtje të ish-presidentit.
Kërkesa do të merret në shqyrtim nga gjyqtarja Etleva Deda.


