Durrës, Shpallet në kërkim i riu, goditi dhe mashtroi 54-vjeçarin për shitjen e një makine

Aktualitet

Durrës, Shpallet në kërkim i riu, goditi dhe mashtroi

Një 33-vjeçar nga Kruja është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pas një ngjarjeje të dhunshme dhe mashtruese lidhur me shitjen e një automjeti.

Sipas njoftimit zyrtar, A. Ch., banues në Krujë, akuzohet se ka goditur me grushte një 54-vjeçar nga Prizreni, shtetasin F. M., e ka kanosur dhe më pas e ka mashtruar për pagesën e një automjeti të cilin ia kishte shitur në emër të tij.

Ngjarja është referuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës dhe materialet procedurale tashmë i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës.

Policia është në kërkim të autorit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT