Erion Veliaj shoqërohet me 30 policë burgjesh për të kryer analizat në spital!

Politikë

Erion Veliaj shoqërohet me 30 policë burgjesh për të kryer

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar në spitalin e Durrësit nën masa të rrepa sigurie. Rreth 30 police e burgjeve mesohet se kane marre pjese ne shoqerimin e Veliajt për të kryer një ekzaminim mjekesor.

Erion Veliaj shoqërohet me 30 policë burgjesh për të kryer

Veliaj sipas te dhenave te deritanishme ka kryer sondë stomaku, një kontroll që të cilin e kryen në mënyrë periodike çdo dy vite. Pervec pranise se lartë te policëve që ka shoqëruar Veliajn, ate mesohet se e kanë larguar me urgjencë nga spitali, ende pa mbaruar serumin.

Rreth 1 orë e 30 minuta ka qëndruar Veliaj në spital dhe më pas të njëjta forca police e kanë rikthyer me urgjencë sërish në qeli për të vijuar me trajtimin mjekësor brenda burgut të Durrësit.

Burimet thanë se Veliaj është shoqëruar me rreth 30 Forca Speciale të Policisë së Burgjeve (DAP). Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit dhe po hetohet për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

ME TE LEXUARAT