Dy të rinjtë vjedhin dy televizorë në një lokal në Roskovec, arrestohen pas ngjarjes

Aktualitet

Dy të rinjtë vjedhin dy televizorë në një lokal në

Dy të rinj kanë vjedhur dy televizorë në një lokal në Roskovec, e më pas janë arrestuar nga policia.

Në pranga u vunë D. Ç., 23 vjeç, dhe D. Ç., 18 vjeç, të dy banues në Roskovec.

Ndër të tjera nisi procedimi penal për 34-vjeçarin me iniciale A. P., banues në fshatin Ndërmenas, Fier, pasi ka dhënë njoftim të rremë në sallën operative të Fierit, për vjedhjen e motomjetit të tij.

Gjithashtu, u shpall në kërkim 29-vjeçari me iniciale Xh. G., pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar, ka vjedhur një pompë uji në një fabrikë. Punohet për kapjen e 29-vjeçarit, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Materialet në Prokurori janë referuar edhe për një person, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 65 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT