Berisha: 20 shkurti tmerroi klikën e Edi Ramës, e cila meriton shekuj të tërë me burg

Politikë

Berisha: 20 shkurti tmerroi klikën e Edi Ramës,  e cila meriton shekuj

Lideri demokrat tha se ajo ishte kryengritja paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit të vitit 1991.

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme, foltoren e rradhës para ambienteve të Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij para demokratëve, Berisha u shpreh se  20 shkurti tmerroi klikën e Edi Ramës, e cila meriton shekuj të tërë me burg dhe dënime.

Lideri demokrat tha se ajo ishte kryengritja paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit të vitit 1991. Sipas tij, ajo ishte dita në të cilën Tirana ishte e gjitha në duart e qytetarëve

Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush misionarë të pamposhtur të shpëtimit të Shqipërisë. Misionarë të pamposhtur të qëndresës ndaj një regjimi që vjedh, varfëron, poshtëron, përzë nga Shqipëria çdo orë, çdo ditë, qytetarët e këtij vendi. Nuk ka vendim më fisnik, nuk ka ideal më të lartë se sa beteja kundër këtij regjimi, kundër kësaj të keqe që ka ngërthyer trupin e Shqipërisë.

Dhe një përshëndetje të veçantë për ata dhjetëra mijëra protestues që shndërruan 20 shkurtin e vitit 2026 në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit të vitit 1991. 20 shkurti 2026 ishte dita e triumfit tuaj. Ishte dita e triumfit të idealeve demokratike. Dita e triumfit të guximit qytetar.

Dita e triumfit të përgjegjësisë të qytetarëve shqiptarë ndaj vendit të tyre, ndaj kombit të tyre. Ishte dita në të cilën Tirana e tërë ishte në duart e qytetarëve. Dita që tmerroi këtë klikë, këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama, e cila në krimet e saj që ka kryer meriton shekuj, shekuj, shekuj burg dhe dënime./ORA

ME TE LEXUARAT