Shkoi të bënte analizat në Tiranë, 60 vjeçari pëson arrest kardiak dhe vdes në laboratorin mjekësor

Aktualitet

Shkoi të bënte analizat në Tiranë, 60 vjeçari

Një 60-vjeçar ka humbur jetën brenda një laboratori mjekësor në rrugën “Reshit Petrela”, sapo kishte hyrë për të bërë analiza.

Personi me inicialet H. M. ishte në pritje kur është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë në ambientet e laboratorit të cilin policia nuk e ka identifikuar me emër.

Paraprakisht policia dyshohet se shkak i vdekjes së 60 vjeçarit ka qenë arresti kardiak. Rrethanat e plota pritet të sqarohen nga verifikimet e mëtejshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

"Në një laborator mjekësor, në rrugën “Reshit Petrela” shtetasi H. M., 60 vjeç, në momentin që ka hyrë në laborator në pritje për të bërë analizat, ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak" thuhet në njoftimin e policisë/Shqiptarja

ME TE LEXUARAT