Dyndje në plazhin e Durrësit/ Jo vetëm nga Tirana, vizitorë nga Elbasani dhe Kosova në qytetin bregdetar

Aktualitet

Dyndje në plazhin e Durrësit/ Jo vetëm nga Tirana, vizitorë

Pas një jave të mbizotëruar nga reshjet e shiut, përmbytjet dhe moti i paqëndrueshëm, kjo e diel me diell ka sjellë një tjetër panoramë në bregdetin e Durrësit.

Moti i kthjellët riktheu gjallërinë tipike të fundjavave në zonën bregdetare.

Edhe pse sezoni turistik është ende larg, sa herë që moti premton diell dhe qetësi, fundjavat e kthejnë bregdetin e Adriatikut në destinacionin e parë për banorët e Durrësit, Tiranës, Elbasanit, si dhe Kosovës e vendeve të tjera të rajonit./TCH

ME TE LEXUARAT