E morën me forcë dhe e rrahën, tre të rinj në pranga për dhunën ndaj 28-vjeçarit në Tiranë

Aktualitet

E morën me forcë dhe e rrahën, tre të rinj në pranga

Një 28-vjeçar dyshohet se është marrë me forcë dhe është rrahur nga tre të rinj në Tiranë.

Sipas specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, tre personat e kanë mbajtur të riun kundër vullnetit të tij dhe më pas e kanë dhunuar.

Për ngjarjen janë arrestuar një 30 vjeçar me inicialet E.L, një vajzë 24 vjeçare me inicialet E.SH dhe një vajzë tjetër 22 vjeçare me inicialet M.K

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht se çfarë ka ndodhur dhe cili ishte motivi i kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i plotë i policisë 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:-arrestuan shtetasit E. L., 30 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe M. K., 22 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, dhe e kanë dhunuar;/Shqiptarja

ME TE LEXUARAT