E rëndë në Gjirokastër, e moshuara bie nga tarraca e azilit
Lajmifundit
/
4 Mars 2026, 13:25
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në qytetin e Gjirokastrës, ku një e moshuar është rrëzuar nga tarraca e institucionit.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje, por mësohet se e moshuara Sheqere Zeko 72 vjeçe ishte duke qëndruar në tarracën e azilit, dhe më pas është penguar duke rënë nga lartësia.
E moshuara është transportuar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme, ndërsa policia ka nisur hetimet.


