E rëndë në Kosovë/ i mituri qëll'on aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash'nikovë

Aktualitet

E rëndë në Kosovë/ i mituri qëll'on aksidentalisht

Një fëmijë 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri të premten në Podujevë, por ndodhet jashtë rrezikut.

Sipas raportit të Kosovës, një qytetar ka njoftuar se ai i mitur kishte marrë një armë AK-47. Gjatë manipulimit me armën, i mituri kishte shkrepur një fishek, i cili kishte goditur vëllain e tij 10-vjeçar.

Fëmija i plagosur është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.


Gjatë kontrollit të shtëpisë, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një karikator dhe 20 fishekë.

“Ankusi mashkull kosovar, ka informuar se nipi i tij i mitur ka marur armën AK-47 dhe gjatë manipulimit ka shkrepur një fishekë dhe predha ka goditur vëllaun e tij fëmijë 10 vjeçar.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 20 copë fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i departamentit për të mitur i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si më lartë, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. 

ME TE LEXUARAT