Mbushi dhëmballën, 55-vjeçari humb jetën sapo doli nga klinika në Devoll
Një 55-vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga një klinikë dentare në qytetin e Bilishtit.
Sipas të dhënave, mësohet se 55-vjeçari kishte shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi kishte përfunduar, është rrëzuar në tokë pa shenja jete sapo doli nga klinika.
Ende nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së tij. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.
Devoll / Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.
59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59 vjeçarit.