E RËNDË në Gjirokastër! 13-vjeçarja tenton vetëvrasjen me ilaçe

Një 13-vjeçare në Gjirokastër ndodhet në gjendje të rëndë në spital pas një incidenti që autoritetet e konsiderojnë si tentativë vetëvrasjeje.
Sipas burimeve zyrtare, vajza dyshohet se ka konsumuar një sasi të medikamenteve, por aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi është paraqitur në spital, një 13-vjeçare, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh. Ajo vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


