Shkruajti historinë në Nju Jork, por myslimani Mamdani nuk mund të bëhet kurrë PRESIDENT I SHBA/ Zbulohet arsyeja

Bota

Shkruajti historinë në Nju Jork, por myslimani Mamdani nuk mund

Zohran Mamdani, 34 vjeç, kongresmen nga Queens-i dhe anëtar i Socialistëve Demokratë të Amerikës, është zgjedhur kryetar bashkie i Nju Jorkut në SHBA.

Ai është myslimani i parë në historinë e qytetit që mban këtë detyrë dhe një nga më të rinjtë ndonjëherë. Fitorja e tij, ndaj ish-guvernatorit Andrew Cuomo, shënon një pikë kthese politike për “Big Apple”-n dhe të gjithë Partinë Demokratike, me një zhvendosje të qartë drejt së majtës progresive.

Djali i akademikut nga Uganda, Mahmood Mamdani dhe regjisores indiane, Mira Nair, kryetari i ri i bashkisë, mishëron diversitetin kulturor dhe fetar të një metropoli në zhvillim të vazhdueshëm.

I lindur në Kampala, Ugandë, më 18 tetor 1991, Zohran Kwame Mamdani u rrit në një mjedis intelektual dhe multikulturor.

Por si një yll në ngritje për demokratët, edhe pse një qytetar i natyralizuar amerikan, nuk do të mundet të bëhet kurrë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ligji parashikon se çdo kandidat duhet të ketë lindur në SHBA nëse synon të garojë Shtëpinë e Bardhë.

Babai i tij, Mahmood Mamdani, është një nga studiuesit më të njohur afrikanë të politikës dhe kolonializmit, ndërsa nëna e tij, Mira Nair, është një regjisore me famë ndërkombëtare e filmave si Monsoon Wedding dhe The Namesake.

Familja u zhvendos fillimisht në Afrikën e Jugut dhe më pas në Nju Jork, ku Zohran mbërriti në moshën 7 vjeç.

Pasi u diplomua me një diplomë në Studime Afrikane nga Kolegji Bowdoin në Maine, ai punoi në punë sociale si këshilltar strehimi, një përvojë që ndikoi thellësisht në pikëpamjen e tij politike.

I përfshirë në lëvizjet për të drejtat e qiramarrësve dhe transportin publik të aksesueshëm, Mamdani u dallua si një aktivist në një nga lagjet e famshme të Nju Jorkut, Queens.

Në vitin 2020, ai u zgjodh në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, duke përfaqësuar Distriktin e 36-të (Astoria dhe Long Island City).

Si anëtar, ai u bë i njohur për qëndrimet e tij radikale mbi çështje të tilla, si strehimi publik, drejtësia sociale dhe taksimi i korporatave.

Anëtar i krahut socialist të Partisë Demokratike, ai e përshkroi veten si “një përfaqësues të popullit kundër elitës financiare”.

Kandidatura e tij për kryetar bashkie, e shpallur në vitin 2024, tërhoqi shpejt vëmendjen e medias.

Në zgjedhjet paraprake demokrate, Mamdani ia kaloi kandidatëve më të njohur falë një fushate bazë, të mbështetur nga të rinjtë, sindikatat dhe komunitetet multietnike.

Në zgjedhjet e 4 nëntorit 2025, ai mundi Andrew Cuomo-n, i cili kandidoi si i pavarur dhe republikanin Curtis Sliwa.

Platforma e tij propozon një plan gjithëpërfshirës për strehim publik, transport falas ose me zbritje të mëdha, një rritje të pagës minimale në 30 dollarë në orë deri në vitin 2030 dhe taksa të reja për korporatat dhe individët me pasuri të lartë neto.

Mediat ndërkombëtare e quajtën fitoren e tij “historike”, duke theksuar rëndësinë simbolike të një kryetari bashkie mysliman që drejton qytetin më kozmopolit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zohran Mamdani është një përfaqësues i së majtës së re urbane amerikane.

Anëtar i Socialistëve Demokratë të Amerikës, ai frymëzohet nga figura të tilla, si Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez.

Besimi i tij mysliman dhe identiteti i larmishëm, e kanë bërë atë një simbol të përfaqësimit të pakicave dhe mijëvjeçarëve në politikën amerikane.

Rruga e tij e karrierës pasqyron një sintezë të rrënjëve familjare kozmopolite dhe një fokus në pabarazitë lokale.

Ai ka deklaruar vazhdimisht, se “një qytet i drejtë, është ai, ku edhe ata që fitojnë më pak mund të jetojnë afër vendit të tyre të punës dhe të udhëtojnë pa pengesa ekonomike”.

Me betimin e tij të planifikuar për 1 janar 2026, Mamdani do të trashëgojë një qytet të shënuar nga pabarazi të thella ekonomike, një treg i pasurive të patundshme në vështirësi dhe një buxhet i tendosur komunal.

Prioritetet e tij do të jenë ndërtimi i banesave të reja publike, reforma e transportit dhe menaxhimi i sigurisë urbane – çështje për të cilat ai do të duhet të gjejë një ekuilibër midis idealizmit dhe realizmit administrativ.

Zgjedhja e Mamdanit përfaqëson një pikë kthese historike, por edhe një sfidë politike të pashembullt: transformimi i një vizioni socialist në politika konkrete, në një qytet që është simbol i kapitalizmit global.

 

ME TE LEXUARAT