U gjetën pa jetë në malet e Korçës/ Dalin detaje të reja mbi dy emigrantët e paligjshëm

Dy shtetas të huaj janë gjetur pa shenja jete në një zonë malore në qarkun e Korçës, duke ngritur shqetësime për rrethanat e humbjes së jetës së tyre.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja është konstatuar pasditen e 4 prillit 2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, në vendin e njohur si “Qyngji”. Viktimat dyshohet të jenë emigrantë nga Afrika, të moshës rreth 20–22 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupave nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërsa autoritetet presin rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Korçë / Informacion paraprak
Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur "Qyngji", janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


