EMRAT/ Plagosja e dy personave në Sarandë, identifikohet dy autorët e dyshuar

Aktualitet

EMRAT/ Plagosja e dy personave në Sarandë, identifikohet dy

Policia e Sarandës është vënë në kërkim të dy vëllezërve, të dyshuar si autorë të plagosjes. Në operacion janë përfshirë edhe forcat e FNSH-së.

Të dyshuarit janë Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj, 43 vjeç. Në kërkim është shpallur edhe vëllai i tij, Erjon Canaj, 35 vjeç.

"Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje", informoi policia në një njoftim paraprak", njofton policia.

ME TE LEXUARAT