EMRI / Arti në zi, ndahet nga jeta piktori dhe profesori i Universitetit të Arteve

Bota e artit dhe ajo akademike janë në zi, pasi një na profesorët më të shquar, Qirjako Meniko, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Lajmin e trishtë, e ka dhënë përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Universiteti i Arteve në Tiranë.
Meniko ka mbaruar studimet e larta për pikturë në ILA në vitin 1970 dhe në fillimet e tij është redaktor për artet figurative në gazetën Drita. Ndërsa në vitin 1975 ai është emëruar pedagog i Historisë së Arteve Figurative pranë Katedrës së Lëndëve Teorike.
Në vitet 1992-1994 Meniko ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, ndërsa mesin e viteve 90’ vazhdon si pedagog për dhënien e lëndës Histori Arti Figurativ si dhe lëndës Pikturë pranë Katedrës së Skenografi- Kostumografi në Fakultetin e Artit Skenik. Po ashtu Meniko është autor i shumë vepra në pikturë.
Ndërsa bëhet me dije se ceremonia motrore për profesorin do të më datë 08/08/2026 në orën 11:00.

Fakulteti i Artit Skenik dhe Universiteti i Arteve ka humbur sot një nga Profesorët më të shquar të jetës akademike, pedagogjike e artistike Prof. Dr. Qirjako Meniko.
Profesori lindi në Himarë më 15 korrik 1945. Përfundoi studimet e larta për pikturë në ILA në vitin 1970. Në fillimet e tij është redaktor për artet figurative në gazetën Drita.
Në vitin 1973, punoi në Galerinë Kombëtare të Arteve, në sektorin e studimeve historike dhe teorike. Në 1975 është pedagog i Historisë së Arteve Figurative pranë Katedrës së Lëndëve Teorike në ILA, duke mbuluar këtë lëndë në Degën e Artit Figurativ.
Më pas gjatë viteve 1992-1994 mori drejtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Në mesin e viteve 90’ vazhdon si pedagog për dhënien e lëndës Histori Arti Figurativ si dhe lëndës Pikturë pranë Katedrës së Skenografi- Kostumografi në Fakultetin e Artit Skenik.
Ka krijuar tekstin bazë të historisë së arteve figurative botërore në ILA, si dhe mjaft shkrime kritike për artet figurative. Ka përgatitur shumë tekste mësimore të historisë së artit, për shkollat profesionale artistike si edhe për studentët e katedrave të arteve monumentale dhe të aplikuara.
Ka krijuar shumë vepra në pikturë, të ekspozuara në GKA, si dhe jashtë vendit.
Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare.
FAS dhe UART i shprehin ngushëllimet familjes dhe të afërmve.
Ceremonia mortore bëhet të shtunën më datë 08/08/2026 në orën 11:00, duke u nisur nga “PREMIUM” Funeral Home.


