EMRI/ Në kërkim nga SPAK për trafik droge drejt vendeve të BE, arrestohet anëtari i grupit të strukturuar kriminal

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim nga SPAK dhe GJKKO, i dyshuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve në vendet e Bashkimit Europian.
Në kuadër të operacionit, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestoi shtetasin Marcel Liçaj alias Marcel Grembi.
Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tij Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e narkotikëve në vendet e BE-së.


