EMRI/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit 64-vjeçar që tentoi të përdhuonte të renë në Greqi

Aktualitet

EMRI/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit 64-vjeçar që tentoi

Mark Preçi, 64-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara, ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve greke, duke pretenduar se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

Sipas mediave greke, gjatë paraqitjes në gjykatë ai ka deklaruar se kishte konsumuar sasi të madhe alkooli dhe se nuk mban mend çfarë ka ndodhur. “Isha i dehur dhe nuk kujtoj veprimet e mia”, mësohet të ketë thënë ai gjatë seancës.

I pandehuri ka pretenduar gjithashtu se ndodhej në banesën e 25-vjeçares me lejen e nënës së saj. Sipas tij, ajo i kishte dhënë çelësat e shtëpisë për t’ua treguar pronën blerësve të mundshëm, pasi ishte në shitje.

Gjatë hetimeve, 64-vjeçari ka kërkuar t’i nënshtrohet edhe një vlerësimi psikiatrik.

Ndërkohë, autoritetet greke e akuzojnë për sulm seksual ndaj 25-vjeçares me aftësi të kufizuara, si dhe për përpjekje për përdhunim ndaj motrës së saj binjake, e cila gjithashtu është me aftësi të kufizuara.

Çështja pritet të vijojë në gjykatë, ndërsa hetimet mbeten në zhvillim/Shqip

ME TE LEXUARAT