Pamjet unike! Foka mesdhetare dhuron spektakël në brigjet e Parkut Karaburun-Sazan
Lajmifundit
/
27 Shkurt 2026, 17:02
Soft

Foka e Mesdheut (monacus monacus) është shfaqur në Parkun Detar Karaburun Sazan.
Ajo është një specie e rrallë dhe e rrezikuar sipas Listës së Kuqe Shqiptare apo konventave të tjera ndërkombëtare.
Ka kohë që kjo specie shikohet shpesh në ujëra detare pranë Karaburunit duke dhënë shpresë që nuk është vetëm kalimtare, por banore e përhershme.
Ajo sot është parë sërish në afërsi të gadishullit të Karaburunit nga peshkatarët e Radhimës duke u ushqyer me një oktapod./Shqip


