FOTO / “Ju miliona me prokurime, ne mbijetesë me thërrime!” / Qytetarët ironizojnë takimin e kabinetit qeveritar
Lajmifundit
/
24 Gusht 2026, 20:06
Aktualitet

Në këtë ditë të 86-të të protestës, qytetarët kanë ironizuar me pankarta takimin e kryeministrit Edi Rama me kabinetin qeveritar në Pogradec.
Në një pankartë theksohet se ndërsa në mbledhje, qeveritarët bëjnë plane të reja për tendera e prokurime miliona lekësh, qytetarët mezi shtyjnë muajin.
“Ju në Pogradec: Plane të reja, miliona në tendera e prokurime. Ne në Tiranë: shtyjmë muajin me përbuzje e thërrime”, thuhet në pankartë.
Në një tjetër, një qytetar ironizon sukseset për të cilat flet qeveria.
“Statistikat e qeverisë janë plot sukses, por xhepat tanë plot me stres”







