FOTOLAJM/ Mesazhe për Ramën në protestën e 97-të: “Në Instagram na bllokove me ‘bot-e’, por sheshin nuk e ndal dot”

Aktualitet

FOTOLAJM/ Mesazhe për Ramën në protestën e 97-të:

Protesta antiqeveritare vijon në ditën e 97-të, ndërsa qytetarët kanë sjellë edhe sot pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe në mbështetje të aktivistëve të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit.

Një prej pankartave i referohet arrestimit të aktivistëve dhe të rinjve gjatë protestës së 1 shtatorit, kur protestuesit bllokuan një prej hyrjeve të Kryeministrisë për rreth dy orë, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrën e tij.

“Kush arreston rininë dhe popullin e vet, tregon se ka frikë – dhe fundin e pushtetit pret!”, shkruhet në pankartë.

Një tjetër pankartë i referohet bllokimit të disa llogarive në rrjetin social Instagram, mes tyre edhe profile të aktivistëve, qytetarëve dhe personave që kanë mbështetur protestën.

“Në Instagram na bllokove me ‘bot’, por këtë shesh nuk e ndal dot!”, thuhet në pankartë.

Mesazhe të tjera në protestën e sotme lidhen me standardet evropiane dhe kërkesën për një Shqipëri që, sipas protestuesve, duhet të përmbushë këto standarde.

“97, European standards. Every day”, “97, Shqipëria meriton standarde”, thuhet në pankarat.

ME TE LEXUARAT