Gara për drejtorin e Policisë së Shtetit, përfundon pas rreth 9 orësh intervistimi i 14 kandidatëve

Aktualitet

Gara për drejtorin e Policisë së Shtetit, përfundon pas

Ka përfunduar intervistimi i 14 kandidatëve që garojnë për postin e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, një nga pozicionet më të rëndësishme në drejtimin e forcave të rendit në vend.

Procesi i intervistimit, i zhvilluar gjatë ditës së sotme për rreth 9 orë, përfshiu një vlerësim të thelluar të përvojës profesionale dhe kualifikimeve të çdo kandidati.

Kujtojmë se intervistimi është zhvilluar sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që u paraqit për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës.

Lista e kandidatëve:

1-Afrim Tafa

2-Alfred Çepe

3-Arjanit Arapi

4-Elidon Çela

5-Gentian Berberi

6-Gentjan Shehaj

7-Idajet Faskaj

8-Lorenc Panganika

9-Neritan Nallbati

10-Pëllumb Seferi

11-Rebani Jaupi

12-Saimir Boshnjaku

13-Skënder Hita

14-Tonin Vocaj

Pas intervistimit, të gjithë kandidatët do të pikëzohen në një renditje nga më i miri deri të me i dobëti dhe brenda 48 orësh, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, do t’i përcjellë një emër Këshillit të Ministrave për emërim.

Komisioni në Ministrinë e Brendshme, ishte i përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, të cilët kanë vlerësuar dosjet e kandidatëve.

Po ashtu, në ministrinë e Brendshme shkoi sot edhe e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn./Panorama

ME TE LEXUARAT