“I bënë presion që të martohej”, DETAJE të reja nga tragjedia në Poduvejë

Aktualitet

“I bënë presion që të martohej”, DETAJE të

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen tragjike të tre personave në Majac të Podujevës.

“Mua nuk ma mbush mendjen askush që ti del në takim me dikë dy herë, dhe pas dy takimeve ai djali të thotë jo nuk po du me kalu, edhe ti shkon e vret. Tentimi, në mesazhet që ma kanë ardh mua dhe Jehonës, është se ajo [Ardita Gashi], ka tentuar me i mbet në dorë, ajo ka qenë çikë e cila me zor ka dashur me i mbet në dorë. Ai [Ilaz Brahimi], ka qenë djalë i diasporës, u ardh këtu me u taku dhe me u martu”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.

“Ne kemi diskutuar për një detaj shumë të rëndësishëm, që i kanë bërë presion për me u martu. Flasim edhe për një anë tjetër të patriarkalizmit që rëndon mbi burrat. Këtu janë tri koncepte”, shtoi gazetari.

Ndërsa prezantuesja e emisionit “Kosova Today”, Jehona Bajrami tha se 45-vjeçari, sipas familjarëve, do duhej të kthehej të hënën në Gjermani, megjithatë këtë nuk do e arrijë kurrë.

Kujtojmë se Ardita Gashi privoi nga jeta Ilaz Brahimin dhe gruan e axhës së saj, 73-vjeçaren Miradije Gashin. Edhe vet e dyshuara vdiq si pasojë e plagëve të vetshkaktuara.

Megjithatë, rrethanat për këtë tragjedi, ende mbesin të paqarta.

ME TE LEXUARAT