Gjarpri tmerron punonjësit, futet në ambientet e njësisë së shërbimit në Fier!

Aktualitet

Gjarpri tmerron punonjësit, futet në ambientet e njësisë

Një tjetër incident i pazakontë është regjistruar në Fier, ku një gjarpër është futur në ambientet e një njësie shërbimi në lagjen “Liri”, pranë kryqëzimit të Sharrës, duke shkaktuar panik te qytetarët dhe punonjësit e biznesit.

Sipas dëshmitarëve, zvarraniku është konstatuar duke lëvizur brenda ambienteve të njësisë, çka ka detyruar personat e pranishëm të largohen menjëherë për arsye sigurie.

Pas njoftimit, është ndërhyrë për largimin e gjarprit pa u shënuar dëme apo persona të lënduar.

Ky është rasti i tretë i raportuar në pak ditë në Fier, duke rritur shqetësimin e banorëve për praninë e gjarpërinjve në zona të banuara dhe pranë aktiviteteve tregtare.

Qytetarët kanë kërkuar ndërhyrje dhe masa konkrete për monitorimin dhe kontrollin e zonave ku po raportohen gjithnjë e më shpesh raste të tilla.

ME TE LEXUARAT