“Sot ma vrave për së dyti babanë”/ Vajza e Tahir Sinanit shpërthen ndaj Taulant Ballës: Gjaku i tij do t’ua thyejë qafën

Aktualitet

 

“Sot ma vrave për së dyti babanë”/ Vajza e Tahir

Rugova Sinani, vajza e dëshmorit dhe komandantit të njohur të UÇK-së, Tahir Sinani, ka reaguar me tone të ashpra ndaj ministrit Taulant Balla, pasi ky i fundit e përfshiu emrin e babait të saj në një listë që sipas saj përmbante mercenarë të UÇK-së.

Në reagimin e saj publik, ajo e cilësoi këtë veprim si një fyerje të rëndë ndaj figurës së Tahir Sinanit dhe sakrificës së tij në luftën për liri.

“Sot ma vrave për së dyti babanë”/ Vajza e Tahir

“Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Balla urgjentisht duhet të kërkosh falje publike. Sot ti ma vrave për së dyti babën! Gjaku i tij do ua thyejë qafën ty e gjithë atyre që prekin te plaga që hala dhemb”, shkroi Rugova Sinani.

Reagimi i saj ka ngjallur diskutime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një reagim publik nga Taulant Balla lidhur me akuzat e ngritura nga vajza e komandantit të ndjerë.

Tahir Sinani mbetet një nga figurat më të njohura të luftës së UÇK-së dhe konsiderohet dëshmor nga shumë shqiptarë në Kosovë dhe më gjerë.

ME TE LEXUARAT