Gjatë vitit 2025, 641 çifte i dhanë fund martesës në këtë qytet të Shqipërisë, shtohen ndarjet

Aktualitet

Gjatë vitit 2025, 641 çifte i dhanë fund martesës në

641 çifte vendosën ti japin fund martesës së tyre gjatë vitit 2025 në qarkun e Elbasanit, një shifër e cila çdo vit shkon në rritje. Në vitin 2024 ishin 591 çifte që kërkuan divorcin.

E teksa shifrat rriten ndjeshëm duket se shkaqet ndryshojnë ndërsa jeta intensive dhe e vështirë për tu përballuar por largon çiftet duke krijuar një mungesë të theksuar dialogu.

E teksa procesi për asnjë palë nuk është i lehtë, nuk mungojnë rastet kur fëmijëve u duhet ndihmë e specializuar për të përballuar pasojat e ndarjes së prindërve.

Sikur të mos mjaftonte drama e fundit të një familje, sorollatja për vite dyerve të gjykatava në procese që zvarriten, shton ankthin dhe pasigurinë.

Në vitin 2025 në gjykatën e Elbasanit u mbartën 491 çështje me objekti zgjidhje martese ndërsa në vitin 2024 çështje të mbartura ishin 676./Top Channel

ME TE LEXUARAT