Momenti kur autori i sulmit në darkën ku ndodhej Donald Trump “çan” sigurinë dhe futet me shpejtësi në sallë (VIDEO)

Bota

Momenti kur autori i sulmit në darkën ku ndodhej Donald Trump

Janë publikuar pamjet nga momenti kur autori i sulmit me armë zjarri në darkën e korrespondentëve ku ndodhej edhe Donald Trump, ka thyer sigurinë dhe është futur në sallën e eventit.

Siç shihet nga videoja, autori me shpejtësi “çan” sigurinë dhe futet në sallën ku po zhvillohej evendit. Por menjëherë kanë reaguar forcat e sigurisë dhe Shërbimi Sekret.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump publikoi një foto të autorit të dyshuar të krimit të shtrirë pa lëvizur në dysheme me duart e lidhura pas shpine.

Sipas CNN, fillimisht u raportua se autori i të shtënave ishte i vdekur. Megjithatë, Shërbimi Sekret dhe Trump, kanë thënë se autori është arrestuar.

Autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin për të shtënat si një burrë 30-vjeçar nga Kalifornia.

ME TE LEXUARAT