Godita e punonjëses së OSHE, arrestohet një tjetër person, ndihmoi autorin e ngjarjes

Aktualitet

Godita e punonjëses së OSHE, arrestohet një tjetër person,

Nje tjeter person eshte arrestuar per sulmin ndaj punjeses se OSHE.

Njoftimi i policise:

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ku u dëmtua me sende të forta punonjësja e Oshee-së.

Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 28-vjeçar, i cili ka ndihmuar 30-vjeçarin J. S(i arrestuar mbrëmjen e djeshme), që të largonte autorin e ngjarjes, nga vendi i ngjarjes.

Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e autorit të ngjarjes 38-vjeçarit S. C.

Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta punonjësja e Oshee-s, është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit L. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar shtetasin J. S, 30 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme), që të largonte nga vendi i ngjarjes, autorin shtetasin S. C.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT