Policia jep detaje për plagosjen e djalit të ish-deputetit Mhill Fufi, procedohet 38-vjeçari

Aktualitet

Policia jep detaje për plagosjen e djalit të ish-deputetit Mhill Fufi,

Policia dha detaje ne lidhje me plagosjen e djalit te ish deputetit te PD Mehill Fufi ne incidentin e ndodhur mbremjen e djeshme en Farke.

Sipas njoftimit, një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në një rezidencë në Lundër, ku u plagos 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi.

Policia jep detaje për plagosjen e djalit të ish-deputetit Mhill Fufi,

Sipas policisë, specialistët e Komisariatit Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit K. S., i cili dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur të riun, aktualisht i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Konflikti ndodhi në një ambient rezidencial në Farkë, ndërsa policia bën me dije se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në incident.

Ende nuk dihen motivet e përplasjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

ME TE LEXUARAT