Goditi të shoqëruarin në komisariat me pretendimin se i kishte ofenduar të shoqen, pezullohet nga detyra polici në Fier

Aktualitet

Goditi të shoqëruarin në komisariat me pretendimin se i kishte

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit pezullon nga detyra punonjësin e Policisë, Inspektor K. Gj., me detyrë Trupë Shërbimi Operacionale në Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier.

Ky vendim ka ardhur pasi inspektori më datë 21.02.2026, dyshohet se ka goditur një shtetas të shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Patos, me pretendimin se i shoqëruari ishte konfliktuar në një market në Patos me disa persona dhe, gjatë konfliktit, kishte ofenduar bashkëshorten e shtetasit K. Gj., e cila ishte punonjëse e marketit.

Krahas hetimit administrativ që po kryhet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po vijon hetimin penal.

ME TE LEXUARAT