Hapën profile false në rrjetet sociale dhe përndiqnin vajza, kapen dy të rinjtë

Aktualitet

Hapën profile false në rrjetet sociale dhe përndiqnin vajza,

Dy persona janë marrë nën hetim pasi përmes profileve false në rrjetet sociale kanë përndjekur dy vajza.

Mësohet se shtetasit me iniciale D.M., 30-vjeç dhe K.M., 34-vjeç do të hetohen në gjendje të lirë.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 30 vjeç, pasi në rrjetin social ka hapur një profil fals me të dhënat e një 23-vjeçareje, duke e përndjekur në mënyrë të vazhdueshme;

-shpallën në kërkim shtetasin K. M., 34 vjeç, pasi në rrjetin social ka hapur një profil fals me të dhënat e një 35-vjeçareje, duke e përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit", njofton policia.

 

 

ME TE LEXUARAT