Hetimet për ekzekutimin e Ilir Gjinit në Kurbin, sekuestrohen dy pistoleta, nisen në laborator për ekspertizë

Aktualitet

Hetimet për ekzekutimin e Ilir Gjinit në Kurbin, sekuestrohen dy

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e vrasjes së Ilir Gjinit në Kurbin, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Pas një sërë kontrolleve dhe kërkimesh në vendngjarje, policia ka sekuestruar dy armë zjarri, tip pistoletë, të cilat janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertize të mëtejshme.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu edhe përfshirjen e personave të tjerë në ngjarje, si dhe kujt i përkisnin armët e sekuestruara.

Një nga pistat që po hetohet është edhe mundësia e një shkëmbimi zjarri mes palëve, çka pritet të përcaktohet pas ekspertimeve balistike dhe provave të mbledhura.

ME TE LEXUARAT