I kërkuan dorëheqjen, Rama mesazh protestuesve: Ky është film i vjetër, përfaqësoj 800 mijë shqiptarë

Kryeminstri Edi Rama është pyetur ditën e sotme për një nga kërkesat e protestueve, të cilët i kërkojnë dorëheqjen nga projeti i Zvërnecit.
Sipas Ramës, kjo kërkesë nga protestuesit është diçka e vjetër.
"Ti referohen arkivit të vjetër sepse nuk ka agjë të re", tha Rama për gazetarët.
Sipas kryeministrit, ai përfaqëson vullnetin e të paktën 800 mijë shqiptarëve.
“T’i referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër, sepse tanimë këtu nuk ka asgjë të re. Unë nuk kam kërkuar të bisedoj me asnjë nga ata që për mua janë të kurdisur dhe të çartur. Kam kërkuar të bisedoj me ata që kanë votuar për mua, disa prej të cilëve edhe më kanë shkruar.
Ai film duhet t’u tregoj të gjithëve që asgjë nuk më lëviz mua nga “istikami” ku më kanë vendosur shqiptarët. Unë përfaqësoj vullnetin e të paktën 800 mijë shqiptarëve dhe kam një kontratë me ta...
Kush flet në emër të ndjenjave të vërteta për mjedisin, është i mirëseardhur të bisedojë. Ata që vijnë me librin e shtëpisë sime poshtë dritares këtu dhe të PS dhe ulërinin si çakejtë e Agimit të Artë, Zoti i faltë se nuk janë fare subjekt për mua”, tha kryeministri.