“EMRAT dhe FOTO e filialit të bankës/ Si u zbrazën llogaritë e klientëve, 12 urdhër-arreste për punonjësit; në pranga drejtori dhe zëvendësi”

Aktualitet

“EMRAT dhe FOTO e filialit të bankës/ Si u zbrazën

Një skemë vjedhje në një filial të një banke të nivelit të dytë është zbuluar nga Prokuroria e Tiranës dhe Krimi Ekonomik i Policisë së Tiranës. Në kuadër të operacionit të koduar “Wrong Transaction”, janë ekzekutuar 12 masa sigurie ndaj punonjësve të një filali të UBA Bank, të dyshuar se përmes falsifikimit të dokumenteve dhe ndërhyrjeve në sistemin bankar kanë përvetësuar mbi 309 mijë euro dhe 92 mijë dollarë nga llogaritë e dy klientëve (në total rreth 388,800 euro).Tiranë/Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizon në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Wrong Transaction”.

Me urdhër të Gjykatës, janë arrestuar drejtori i filalit të UBA Bank, Gilbert Hoxha, 38 vjeç, dhe zëvendësdrejtori Albin Keta, 33 vjeç. Ndërkohë, për 6 punonjëse shërbimi është caktuar masa “Arrest në shtëpi”, ndërsa 4 të tjerë janë pezulluar nga detyra. Një punonjëse tjetër shërbimi është shpallur në kërkim, ndërsa me vendim gjykate ndaj saj është caktuar po ashtu masa arrest shtëpie. Të gjithë akuzohen për ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’.

Ndërsa është shpallur në kërkim 1 punonjëse.

Gjiashtu nga burimet janë shpërndarë edhe pamjet e filialit të bankës në të cilën ka ndodhur vjedhja nga punonjësit dhe drejtori. 

“EMRAT dhe FOTO e filialit të bankës/ Si u zbrazën

Njoftimi:

Në kuadër të operacionit “Wrong Transaction”, pas një hetimi proaktiv rreth kallëzimeve të 2 shtetasve, kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, u ekzekutuan këto masa sigurie:
-masa “Arrest në burg”, për shtetasit A. K., 33 vjeç dhe G. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, përkatësisht drejtor dhe zëvendësdrejtor i një filiali banke të nivelit të dytë;
-masa “Arrest në shtëpi”, për shtetaset G. B., 42 vjeçe, D. D., 24 vjeçe, O. K., 24 vjeçe, R. S., 27 vjeçe dhe Zh. B., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, të gjitha punonjëse shërbimi në këtë bankë;
-masa “Pezullim i ushtrimit të detyrës a shërbimit publik”, për shtetasit E. Q., 47 vjeçe, I. D., 25 vjeçe, E. K., 38 vjeçe dhe B. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, të gjithë punonjës shërbimi në të njëjtën bankë.

Në vijim, u shpall në kërkim shtetasja B. N., 25 vjeçe, gjithashtu punonjëse shërbimi, për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Punohet për kapjen e saj.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, duke shpërdoruar detyrën respektive, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë ndërhyrë në sistemet bankare të 2 klientëve në bankë, për të vjedhur nga llogaritë e tyre, 309 740 euro dhe 92 000 dollarë në total.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

ME TE LEXUARAT