I nxehti “harron” të largohet nga Shqipëria! Ja sa do të arrijnë temperaturat ditën e martë

Aktualitet

I nxehti “harron” të largohet nga Shqipëria! Ja sa do

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte meteorologjike.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e kalimtare, por pa reshje shiu, ndërsa temperaturat në rritje.

Gjatë ditës së nesërme tempertatura maksimale pritet të arrijnë deri në 39 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 20 gradë celcius.

Në qytetet si Tirana, Elbasani, Berati, Gjirokastra dhe Shkodra pritet që jetë më nxehtë.

Ndërsa qyteti më i “freskët” do të jetë Korça ku temperaturat maksimale do të arrijnë në 36 gradë celcius.

Era ka fryrë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje 7m/s, ndërsa në bregdet, male e lugina, hera-herës me shpejtësi deri 14m/s

 

ME TE LEXUARAT